Idrizi mposhtet në meçin e parë në “Strangja”

Loris Idrizi është ndalur në meçin e parë në turneun ndërkombëtar “Strangja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Të mërkurën Idrizi boksoi në kategorinë deri 71 kilogramë. Pësoi 5:0 nga Mohamed Makhelouf i Algjerisë.

Ky është edicioni i 75-të i turneut më të vjetër në Evropë.

Tashmë është eliminuar edhe Bashkim Bajoku, ndërsa Donjeta Sadiku e ka fituar meçin e parë.

Të enjten Donjeta Sadiku e zhvillon meçin e dytë. Përballet me boksieren nga Tajlanda, Thananya Somnuek. Në ring do të paraqitet edhe Taulant Jakupi, që e zhvillon duelin e parë në turneun e madh në Bullgari.