Donat Syla, kampion i Ballkanit për të rinj

Kosova me 5 medalje nga Kampionati Ballkanik për Youth (Të rinjë) dhe Junior në Ramnicu,Valcea -Rumuni 2023

Sot në finale të Kampionatit Ballkanik në ring për titullin të Kampionit Ballkanikë u paraqit Donat Syla kundër boksierit nga Bosna e Hercegovina Kunovac Nijaz, bëri boks të mirë gjatë tre raundeve dhe me rezultat unanim u shpall fitues dhe u stolis me medalje të artë dhe titull Kampione Ballkanike për të rinj 2023.

Kosova në Kampionatin Ballkanik fitoi 5 medalje,1 medalje të artë 92kg.Donat syla, 2 të argjenta 57kg.Suela Canolli 66kg.Orinda Xhakli dhe 2 të bronzëta 57kg.Lumturim Xhoxhaj,75kg..Luan Morina

Poashtu gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli u shpërblye me Mirënjohje dhe medalje për ndarje të drejtësis në kët Kampionat Ballkanik.

Selektorët Musli Zymberi dhe Faton Xhakli u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët-et tanë dhe në të ardhmen presin më shumë nga djemt dhe vajzat.