Shpejtim Shabani ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksieri ynë, pësoi humbje nga lituanezi, Jonas Jazevicius, me ndërprerje nga gjyqtari, në 1/16 e finales së kategorisë +92kg.

Në garë tek boksierët ka mbetur vetëm Donjeta Sadiku, e cila garon nesër për medalje dhe normë Olimpike Paris 2024.