Dy boksierët tanë, Altini Shala dhe Taulant Jakupi, kanë garuar sonte në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Të dy dhanë maksimumin, por që nuk arritën të triumfojnë.

Shala përkundër se ishte duke fituar në dy raundet e para, një gabim në raundin e tretë i kushtoi me humbje nga Daniel Ilyushonok i Izraelit, kategoria -80 kg.

Jakupi u mund nga Robert Williams i Britanisë së Madhe, kategoria -92 kg.

Për të dy garuesit, pjesëmarrja në LE ishte përvojë e mirë për garat e ardhshme.