Turneu i boksit “Lah Nimani” zhvillohet në fundjavë

Federata e boksit e Kosovës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut tradicional ndërkombëtar i 15-ti me radhë “Lah Nimani” më 20 -21 Maj 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë turne marrin pjesë boksierët e rinj U18 nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 20 maj nga ora 16:00, kurse finalja më 21 maj nga ora 12:00.

Gjyqtarë/ Referee

1.Agim Shala

2.Agim Tahiraj

3.Marigona Beadini

4.Fadil Bekteshi

5.Visar Ibrahimi

6.Granit Qorri

7.Luan Krasniqi

8.Agron Nushi

9.Filip Nue

Supervajzer: Sima Viorel

Vajzer:Sylejman Voca dhe Nadir Shllaku

Mjeku kujdestar” Agron Kamberi dhe Artan Lushaj