BOKSIERËT E KOMBËTARES NË PËRGADITJE TË PËRBASHKËTA

Selektori i kombëtares së Kosovës në boks Besim Brahimi do të grumbulloj boksierët e përfaqesuesës në përgaditjet e përbashketa në Prishtinë nga 13 prilli 2023.

Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgaditje të boksiereve të Kosovës para garave ndërkombëtare.

Këto pergaditje janë të mirseardhura për boksierët senior para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Botëror në Tashkent (Uzbekistan) 1 – 14 Maj,-Turneu nderkombetar në Çeki, turneu ndërkombetar në Hungari, turneu ndërkombëtar në Shkoder, turneu nderkombëtar në Hungari, turneu ndërkombëtar në Kroaci etj.

Selektori pas këtyre pergaditjeve do të vazhdoj me pergaditje speciale me boksierët që do ta përfaqësojn Kosovën në kampionatin botëror.

Së bashku me selektorin Besim Brahimi në këto pergaditje do të jenë edhe trajnerët Mehmet Haxhani, Lirim Shllaku dhe disa trajner të Kosoves që do të ndihmojnë në keto përgaditje.

Selektori ka përzgjedhë këta boksier:

Bashkim Bajoku, Gentrit Gashi, Shpetim Bajoku, Loris Idrizi, Patriot Behrami, Ardit Leka, Altin Shala, Taulant Jakupi, Remzo Mustafiq, Shpejtim Shabani dhe Donat Syla.