Donjeta Sadiku e nis me fitore Kampionatin Botëror

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Boksit “Stamboll 2022”, duke shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg.

Donjeta boksoi sot në mbrëmje, ndërsa po garon në kategorinë deri 60 kilogramë.

Përballë e kishte boksieren nga Japonia, Ayaka Taguchi. Donjeta ka dominuar plotësisht, ndërsa shkëlqeu sidomos në raundin e dytë. Ajo realizoi goditje të forta, ndërsa japonezja u gjend në nokdaun.

Në xhiron tjetër, Donjeta do të ketë kundërshtare nga Afrika.