Federata e Boksit e Kosovës me tre bursistë për Lojërat Olimpike Paris 2024

Donjeta Sadiku, Shpejtim Bajoku dhe Patriot Behrami nënshkruan Bursat Olimpike Paris 2024

Tre boksierët tanë, Donjeta Sadiku, Shpejtim Bajoku dhe Patriot Behrami, kanë nënshkruar sot Bursat Olimpike Paris 2024.

Bursat u nënshkruan me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Po ashtu, Donjeta Sadikut, iu nda edhe shuma prej 500 eurove për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shumë kjo e ndarë nga KOK-ut për sportistët pjesëmarrës.