Shoqata e trajnerëve mbajti mbledhjen e rregullt

Sot me 08 gusht Shoqata e trajnerëve të boksit mbajti mbledhjen e rregullt, hapjen e bëri kryetari i shoqates Musli Zymberi ku i njoftoi të pranishmit se prezent në mbledhje janë, kryetari i FboxK Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli.
Për pikat e rendit të ditës i njoftoi nënkryetarja e shoqates së trajnerëve Marigona Beadini, u diskutuan shumë tema para nisjes së garave vjeshtore, dhe për vendimet e Bordit të FboxK të miratuara javen e kaluar.
Nga nesër me 09 gusht do të hapet konkursi për selektor dhe do zgjasë deri me 15 gusht.
1.Selektori i seniorëve, youth(Të rinjë)
2.Selektori i Juniorëve, kadetve(shkollar)
3.Selektori i femrave
Nga sekretari i FboxK u njoftuan për përgaditjet bazike të reprezentuesve të të gjitha grupmoshave dhe nga 1 boksier nga të gjitha klubet të regjistruara në FboxK.
Keto pergaditje do të zhvillohen nga 20 gushti.