LATIF DEMOLLI ZGJEDHET SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FBOXK-SË

Latif Demolli është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës (FboxK).

Demolli në këtë pozitë e zëvendëson Mehmet Bogujevcin, i cili ditë me parë doli në pension.

“Më 5 gusht u mbajt mbledhja e rregullt e bordit të FboxK. Nder pikat e rendit të ditës ishte dhe zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të FboxK.
Pas largimit të Mehmet Bogujevcit nga posti i sekretarit të FboxK, bordi unanimisht zgjedhi Latif Demollin për sekretar të përgjithshëm.