GJYQTARËT JA SHKURTUAN RRUGËN PËR MEDALJE BESART PIREVËS

KAMPIONATI EVROPIAN U22 – 17 qershor – 25 qershor Roseto degli Abruzzi, Italy. GJYQTARËT JA SHKURTUAN RRUGËN PËR MEDALJE BESART PIREVËS

Boksieri 81 kg, Besart Pireva sot më 19 qershor boksoi kundër boksierit nga Moldavia, Chiriacov Andrei ku gjatë tërë duelit dominoi në ring e sidomos në raundin e 2-të dhe të 3-të ku bombardoi me goditje kundërshtarin nga Moldavia dhe shumë herë e pruri në situata të palakmueshme nga goditjet dhe gjyqtari në ring vetëm një herë i numëroi boksierit nga Moldavia ku u deshtë më së paku ti numëroj 3 nokdauna.

Dhe në fund kur pritej Pireva të shpallet fitues, gjyqtarët poentues bën një poentim skandaloz ku fitues shpallen 4 me 1 boksierin nga Moldavia.

I vetmi gjyqtar real qe fitoren ja dha Pirevës ishte gjyqtari nga Polonia ndërsa 4 gjyqtarët tjerë ishin nga ish Bashkimi Sovjetik dhe dëmtuan rendë boksierin kosovar duke ia mohuar fitoren dhe ja ndërprenë rrugën drejt medaljes.

Zyrtarët e FboxK bën ankesë pas duelit dhe delegati kryesor i kampionatit është nga Moldavia dhe përgjigja ishte se ankesa miret parasysh tek rezultati 3-2 dhe jo kur fituesi është 4-1 dhe kjo u vërtetua se ky duel ka qenë i kurdisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *