Trepça organizon turne

Klubi i boksit Trepça nga Mitrovica organizon turne për të gjitha  grupmoshat.

“Klubi i boksit Trepça, do të organizoj turneun e hapur në boks për të gjitha klubet e boksit të Kosovës me të gjitha grupmoshat.
Turneu do të mbahet pa pranin e shikuesve dhe sipas këshillat e dalura nga OBSH,MSH dhe IKSHP, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5-2 m.

Meçet fillojnë nga ora 16:00 dhe mbahen në Palestrën ‘Minatori’ në  Mitrovicë.

Gjyqtarë që do ta ndajnë drejtësinë: Latif Demolli, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Marigona Beadini, Filip Nue dhe delegat Sylejman Voca e Nadir Shllaku.