Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, shkëlqen në Bullgari, duke avancuar më tej.
Sipas zyrës së Federatës së Boksit të Kosovës, Donjeta e ka demoluar boksieren ruse.
“Në turneu ndërkombëtar ‘Strandja’ në Sofje, Donjeta Sadiku mundi bindshëm (5:0) boksieren nga Rusia Orlinda Aleksandrova.
Sot në ring u ngjitet 60 kg Donjeta Sadiku kundër Aleksandrovas dhe gjatë tri rundeve Donjeta tregoi boks cilësor dhe teknik të përsosur duke ngadhënjyer bindshëm.
Sonte nga ora 18:00 në 81 kg Besart Pireva bokson kundër boksierit nga Ukraina Kost Maxym”, njofton federata.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2021/02/auto_153421808_4357436334285712_526421428389303943_n1614181905.jpg)