Boksierët përgatiten për sfidat e pranverës

Federata e Boksit të Kosovës, vazhdon përgatitjet me boksierë për pjesën pranverore. 

Federata ka konfirmuar se përgatitjet janë të mirëseardhura. 

“Vazhdojnë përgatitjet e boksierëve të Kombëtares së Kosovës në boks (seniorë dhe të rinjtë) të përgatiten në Durrës (Shqipëri). 

Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas plan-programit të paraparë për përgatitje e kombëtares së Kosovës. 

Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët seniorë dhe të rinjtë para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: 
  
1.Turneu ndërkombëtar “Bocskai Istvan Memorial” për senior në Debrecen (Hungari) 07-13 Shkurt 2021.

2.Turneu ndërkombëtar “Pavarësia” Prishtine 13 Shkurt 2021 
3.Turneu ndërkombetar  “Adriatic Pearl” për te rinj (youth) në Budvë (Mali I Zi) 16-22 Shkurt 2021.

4.Turneu ndërkombëtar “Strandja” për seniorë djem dhe vajza ne Sofje (Bullgar) 21-28 Shkurt 2021. 
5. Kampionati Ballkanik për seniorë djem dhe vajza në Zagreb (Kroaci). 
6. Turneu ndërkombëtar “Istambul Bosphorus” për seniorë djem dhe vajza ne Istambul (Turkey) 07-12 Mars 202”, njofton federata.