SHUMË FTESA NË FBOXK PËR GARA NDËRKOMBËTARE

PERMBYLLJA E VITIT 2020 I SUKSESEVE TË FBOXK

Në adresen e FboxK kanë arritur shumë ftesa për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare (Turne dhe Kampionate Evropiane, Botërore).
FboxK ka filluar përpilimin e kalendarit të garave sipas ftesave që arrijn në FboxK dhe sipas udhëzimeve të Federates Europiane EUBC.

Federata e boksit e Kosovës ka paraparë garat të fillojnë në muajin shkurt me turneun ndërkombëtar “Pavarësia” 13-14 shkurt.

Ftesat e arritura për gara nderkombëtare:
1.Turneu nderkombetar për senior “65,Bockai Istvan Memorial” 07-13 shkurt 2021, Debrecen (Hungari)
2.Turneu ndërkombëtar për të rinjë(youth) “30,Adriatic Pearl” 16 -22 shkurt 2021,Budva (MaliZi).
3.Turneu ndërkombëtar për senior djem e vajza “72,Strandja” 21 – 28 shkurt 2021, Sofia (Bullgari).
4.Turneu ndërkombëtar për senior djem e vajza “Boxam” 01-07 mars 2021,Castellon (Spanjë)
5.Mars- Kampionati Botëror për senior në Beograd (Serbi)
6.Mars – Kampionati Evropian U22
7.Mars, prill- Kampionati Botërorë për të Rinjë (Youth) në Kielce (Poloni).
8.Kualifikimet për L.O. në Londër.
9.Ndersa EUBC dhe AIBA kët muaj do të caktoj datat për Kampionati Evropian për senior, Kampionati Evropian për vajza seniore, Kampionati Evropian për djem e vajza junior, Kampionati Evropian për shkollar (kadet)
Edhe pse i gjithë globi përballet me pandemine COVID-19, Federata e boksit e Kosovës gjatë kësaj pandemie ka respektuar këshillat e dalura nga IKSHPK, MKRS, M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegat, mjek sportive etj.)dhe me sukses ka mbajtur garat te parapara me kalendarin e FboxK dhe të EUBC.

FboxK në vitin 2020 edhe pse vit pandemie me sukses mbylli vitin dhe arriti të permbush planprogramin sipas kalendarit të garava të organizuara gjatë 2020 si kombëtare poashtu dhe ndërkombëtare, dhe është njëra ndër federatat më të suksesshme me pjesëmarje në 7 turne ndërkombëtare, Kualifikimet për L.O.në Angli, dy Kampionate Evropiane, Kampionatin Indivudual të të gjitha grupmoshave, si dhe 8 përgaditje të boksierëve të Kombëtares të të gjitha grupmoshave.

Boksieret tanë u stolisen:
1.Medalja e bronzet Kampionati Evropiane U18
2.Medalja e argjentë Kampionati Evropian U16
3.Medalje 33 nga 7 garat ndërkombëtare
4.Dhe 8 Kupa (trofe) nga garat ndërkombëtare

FboxK do të vazhdoj me suksese edhe më të mëdha edhe në vitin 2021 dhe besojmë në kualifikimin e Donjeta Sadikut për Lojrat Olimpike TOKIO 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.