Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit mes Agjencionit të Kosovës për Anti-Doping dhe FBOXK-së

Sekretari Mehmet Bogujevci nga Federata e Boksit e Kosovës, në takim me Kordinatorin e Dr. Gëzim Murseli nga Agjencioni i Kosovës për Anti-Doping (KosADA), ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të luftuar dhe parandaluar dopingun në sport, i cili do të realizohet përmes aktiviteteve vetëdijësuese që do të organizohen me qëllim të ngritjes së vetëdijes në shërbim të mirëqenies së shëndetit të sportistëve.