Kosova fiton tri medalje te arta në Sarajevë! Shpejtim Bajoku – më i miri

Boksierët e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar sukses të madh në turneun ndërkombëtar në Sarajevë.

“Ekipi i Kosovës më i suksesshmi ne turneun ndërkombëtar ‘Mustafa Hajrulahović-Taljan’ në Sarajevë.
Kosova rrëmbeu tri medalje të arta, një të argjendtë dhe tri kupa.

Shpejtim Bajoku shpallet boksieri më i mirë i turneut ‘Hakija Turajliç –Talijan’.

52 kg Bashkim Bajoku fitoi medaljen e artë dhe kupën si boksieri më teknik i turneut, ndërsa 64 kg Shpejtim Bajoku – medalja e artë dhe kupën si boksieri më i mirë i turneut.

69 kg Patriot Behrami fiton medaljen e artë, kurse në 81 kg Besart Pireva u stolis me medalje të argjendtë dhe kupën si boksieri më luftarak”, njofton Federata e Boksit e Kosovës. 

Selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin qe treguan boksierët tanë, shfaqën një boks cilësor. Në këtë turne drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.