​Përfundoi turneu i boksit “Adem Jashari”, këta ishin fituesit e çmimeve

TURNEU I -XXII- NDËRKOMBËTAR I BOKSIT “ADEM JASHARI” 21-22 NËNTOR

Federata e boksit e Kosovës për të 22 herë ka organizuar turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” 20-23 nëntor në Prishtinë.Pjesëmarrës kan qenë 5 shtete: Bullgaria, Sllovakia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Për shkak se palestra e sporteve në Prishtinë ishte e rezervuar për aktivitetet tjera ndërkombëtare Turneu “Adem Jashari” u organizua në palestren e sporteve “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë.

Turneu “Adem Jashari” është në kalendarin e garave botërore AIBA dhe kalendarin e garave Evropiane EUBC,FboxK ka respektuar dhe punuar sipas këshillave të dalura nga federata Evropiane e boksit EUBC për organizimin e garave gjatë kohës së pandemise.Poashtu FboxK ka respektuar këshillat e dalura nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegat, mjek sportive etj.)turneu u zhvillua pa publik.

Gjysmëfinalet u organizuen me 21 nëntor nga ora 14h.Finalet me 22 nëntor nga ora 12h.Gjate dy diteve u tregua boks i mirë dhe cilsor edhe pse në kët kohe të vështire pandemie me virusin Covid19,në shumicën e vendeve të Evropës dhe Botës janë ndërprerë shumë aktivitete sportive, FboxK arriti që të organizoj turneun ndërkombëtar “Adem Jasharin” dhe te vazhdoj traditen e këtij turneu të madh ndërkombëtar.Sponzor medial ishte “Kosova Press”, që bëri transmetimin drejtëpërdrejë (Live) gjysmëfinalet dhe finalet.

Federata e boksit përmbushi aktivitetet ndërkombëtare sipas kalendarit të garave të FboxK dhe kalendarit nga federata Europiane EUBC dhe federata botërore AIBA.

Fitues i kups “Adem Jashari” boksieri më i mirë – Shpejtim Bajoku – Kosovë
Tekniku më i mirë – Esemez Andrej – Sllovaki
Qifti më luftarak -Patriot Behrami -Ks Xhoi Elezi- Alb
Boksieri më i mirë i huaj – Kiril Rusinov – Bullgaria
Boksieri më i mirë vendor – Besart Pireva – Kosovë
Boksieri me ferplej – Arsim Etemi – Maqedonia e Veriut

Drejtësin e ndanë: Gyqtarë/ Referee:
Aliriza Rexhepi
Agim Shala
Agim Tahiraj
Fadil Bekteshi
Visar Ibrahimi
Granit Qorri
Mats kohe: Luan Krasniqi

Delegat: Sylejman Voca dhe Nadir Shllaku
Mjeku Kujdestar: Agron Kamberi
Moderator : Artan Muhaxhiri