KOSOVA ME 2 BOKSIER NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “GRAND PRIX” ZAGREB (KROACI) 07 – 11 tetor 2020

Kosova në turneun e madh ndërkombëtar “GRAND PRIX” në Zagreb (Kroaci) 07 – 11 tetor do të përfaqesohet 60kg.Donjeta Sadikun, 81kg.Besart Pireva, trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Nikoqiri ka njoftuar se ky do të jetë njëri ndër turnet më të mëdha për vitin 2020 dhe ka cekur disa prej shteteve pjesëmarse më të fuqishme në boks.
“Midis fuqive të boksit Rusia, Ukraina, Franca, Italia, Kazakistani, Suedia, Polonia dhe Kroacia nikoqire po planifikojnë të dërgojnë delegacione të forta në këtë ngjarje.
Kazakistani, Kongo DR, Kili dhe Bahreini janë katër vendet që po planifikojnë të marrin pjesë në Çmimin e Madh të Zagrebit nga jashtë kontinentit Evropian.
Kongo dhe Kili kanë boksierë me bazë në Evropë dhe pjesëmarrja e tyre është më e lehtë në këtë ngjarje”