Kombëtarja e boksit ndjek 4 kualifikime në Londër

Kombëtarja jonë e boksit për meshkuj – femra do të ndjekë 4 kuota në kualifikimet olimpike evropiane në Londër, që fillon më 14 mars. Trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi do të mbështetën në boksierë – boksiere. (60 kg) Donjeta Sadiku, (63 kg) Shpëtim Bajoku, (69 kg) Patriot Behrami (75 kg) Besart Pireva.

Ekipi ynë fluturon më 12 mars, deri atëherë do të jenë në përgatitje të përbashkëta që janë duke i zhvilluar në Prishtinë.
Shpresojmë që të 3 djemt dhe 1 vajzë të marrin pikë olimpike në Londër, në kategoritë e femrave nga 51 deri 60 kg. kuota do të marrin 6 të parat dhe do të kualifikohen per LO Tokyo 2020. Ndërsa në kategoritë e djemëve nga 52 deri në 63 kg. kuota do të marrin 8 të parët, nga 69 në 81 kg – 6 të parët dhe deri në 91 dhe mbi 91 kg – 4 të parët që do të kualifikohen per L.O. Tokio 2020.