Kombëtarja e Kosovës në boks mposhti atë të Zvicrës me rezultatin, 8:6.

Fitues dolën Shpejtim Bajoku (64 kg.), Patriot Behrami (69 kg.), Besart Pireva (75 kg.), Alban Beqiri (75 kg.), derisa Leutrim Rexhepi (56 kg.), Besfort Merlaku (60 kg.) dhe Erdonis Maliqi (64 kg.) në duele të barabarta edhe pse pësuan humbje boksuan për mrekulli. Shpetim Bajoku, Patriot Behrami dhe Alban Beqiri mundën boksierët më të mirë të kombëtares së Zvicëres dhe gjatë gjithë raundeve u duartrokitën dhe ngritën në kembë shikuesit e pranishem.
Meçi më i mirë i mbrëmjes ishte Patriot Behrami – Ilyas Ivgen dhe Alban Beqiri – Angel – Roque.
Drejtesinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Selektori Shefki Bogujevci dhe trajnerët Kreshnik Shala dhe Besim Brahimi u ndanē të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë.
Këto duele ishin të mirsëseardhura për boksierët tanë para Kampionatit Ballkanik që mbahet nga 26 tetor – 02 nëntor në Turqi.