Boksieri Erdonis Maliqi është njëri nga pesë sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Verore për të rinj, Buenos Aires 2018.

 

Erdonis Maliqi të enjten me 13 shtator bashkë me boksierin tjetër, Shpëtim Bajoku dhe selektorin Shefki Bogujevcin ka udhëtuar për në përgatitje jashtë vendit.
Boksierët do të përgatiten në Durrës të Shqipërisë, derisa shpenzimet e përgatitjeve hiqen nga Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK do të dërgojë edhe katër sportistët tjerë në përgatitje për Buenos Aires 2018.
Në kryeqytetin e Argjentinës, Kosovën për herë të parë Erdonis Maliqi do ta perfaqesojë Kosovën.
“Jam i lumtur që na janë mundësuar përgatitjet para Lojërave Olimpike për të rinj. Do të përgatitemi dy herë në ditë dhe besoj se do të përgatitemi mirë. Ka qenë ëndërr e imja të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për të Rinj dhe shpresoj të fitoj medalje”,thotë Maliqi
17-vjeçari është pjesë e klubit të Dritës së Gjilanit, derisa garon në kategorinë -64 kilogramë. Bashkë me të në përgatitje do të jetë edhe Shpëtim Bajoku i klubit të Gollakut, i cili synon që të ndjekë rrugën e Maliqit dhe në të ardhmen të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Deri më tani, Erdonisi ka punuar edhe në klubin e tij, kurse tani i ka përgatitjet përfundimtare, ku do të punojë në përgatitje tekniko-taktike. Mendojm që Erdonisi është talent i rrallë dhe jami të bindur se është ndër boksierët më të mirë në Evropë, por herën e fundit në Kampionatin Evropian në Albena të Bullgarisë u dëmtua nga gjyqtarët. Shpresojm që këtë here të ket fat dhe të kthehet me medalje, Boksierët do të përgatiten deri më 28 gusht.
LOV për të rinj, Buenos Aires 2018 mbahen në Buenos Aires të Argjentinës, prej 6-18 tetor.