Takim i Fboxk me kryetarin e k.k.Mitrovicës z.Agim Bahtiri

Sot në k.k. të Mitrovicës kryetari Agim Bahtiri priti delegacionin e Fboxk kryetarin Ramadan Selimin, nënkryetarin Sylejman Voca dhe sekretarin teknik Latif Demolli.
Takimi ishte me rastin e organizimit të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, dhe të dy kryetarët u dakorduan që këtë vit turneu i 20 jubilar “Adem Jashari”të mbahet në Mitrovicë.