KAMPIONATI EUROPIAN PËR JUNIOR.

Drilon Thaqi në luftë për medalje humbi me rezultat 3 me 2 padrejtësisht nga boksieri i Moldavis Gudzi Vladislav.

Mëkat është që në ngjarje të mëdha si Kampionati Evropian të ndodhin këto padrejtësi nga gjyqtarët e korruptuar ku matematika bëhet para dueleve.Edhe dje për në luftë për medalje padrejtesish humbi boksieri Erdonis Maliqi.
Po kështu po pësojn padrejtësisht në këtë kampionat shtetet sikurse Kroacia,Mali i Zi,Kosova Greqia.

Selektori Shefki Bogujevci është i kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë,dhe do të vije koha që do ti mundim bindshëm 5 me 0 e mos të jetë meqi në duart e referëve.

Ndërsa gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që po ndanë drejtësinë në këtë kampionat u shpreh se më vjen keq që jam pjesë e këtij ekipi të gjyqtarëve prej 26 vetave ku më shumë se gjysma janë të korruptuar dhe bëjnë pazare para ndeshjeve kush kënd duhet ta mposhtë dhe kush duhet te fitoi medalje.
Këto marrina duhet të ndërpriten për shkak boksierëve që dëmtohen dhe i kushtojnë shumicën e kohës këtij sporti,sepse këto padrejtësi ka pasur edhe në Olimpiaden e fundit në Brazil.

21686474_1887861944576509_8973071864058453034_n

21761929_1887861904576513_1175365822397549434_n

21765267_1887877761241594_6570386232388266775_n