Donjeta demolon rusen
Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, shkëlqen në Bullgari, duke avancuar më tej. Sipas zyrës së Federatës së Boksit të Kosovës, Donjeta e ka demoluar boksieren ruse. “Në turneu ndërkombëtar ‘Strandja’ në Sofje, Donjeta Sadiku mundi bindshëm (5:0) boksieren nga Rusia Orlinda Aleksandrova. Sot në ring u ngjitet 60 kg Donjeta Sadiku kundër Aleksandrovas dhe gjatë tri rundeve Donjeta tregoi boks cilësor dhe teknik të përsosur duke ngadhënjyer bindshëm….









