Në kuadër të turneut ndërkombëtar të boksit “Levski Cup”, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë, nesër, më 28 nëntor, në gjysmëfinale do të paraqitet boksieri i Kombëtares së Kosovës, Ali Hoxha, në kategorinë 52 kg.
Ali Hoxha – 52 kg, në gjysmëfinale do të përballet me boksierin grek Golfinopoulos Aggelos, në luftën për një vend në finale.
Ndërkaq, sot në meçet e çerekfinales, dy boksierët e tjerë të Kosovës pësuan humbje dhe përfunduan garën në këtë turne.
Bejtë Asllani – 50 kg, u mposht nga boksieri grek Bountakidis Alexandros.
Riad Matoshi – 57 kg, pësoi humbje nga boksieri bullgar Hakobyan David.
