Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, këtë herë me pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar të boksit për grupmoshën U15, “Levski Cup”, i cili do të mbahet nga 26 deri më 29 nëntor 2026, në Sofia të Bullgarisë
Kosovën në këtë turne do ta përfaqësojnë tre boksierë:
Bejtë Asllani – 50 kg
Ali Hoxha – 52 kg
Riad Matoshi – 57 kg
Ekipi i Kosovës në këtë turne do të udhëhiqet nga selektori Besnik Vranovci.
Drejtësinë në këtë turne do ta ndajë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Federata e Boksit e Kosovës u dëshiron suksese boksierëve tanë të rinj, në këtë përfaqësim ndërkombëtar!
