TURNEU MEMORIAL I BOKSIT “XHAFER THAQI”

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon realizimin e aktiviteteve sportive në kuadër të kalendarit të saj për vitin 2026.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Gjakova 137” nga Gjakova organizon Turneun tradicional memorial të boksit “Xhafer Thaqi”, në nderim të kujtimit dhe kontributit të tij.

Turneu do të mbahet më 21 nëntor 2026, në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 14:00.

Peshimi i boksierëve:

• Ora 09:00 – 10:00

Gjyqtarët:

• Agim Tahiraj

• Agim Shala

• Luan Krasniqi

• Filip Nue

• Ylber Qorri

Delegat: Halil Kurhasku

Federata e Boksit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit dhe të boksit që të jenë të pranishëm në këtë manifestim tradicional, kushtuar kujtimit të Xhafer Thaqit.