Boksierët e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar dy fitore të rëndësishme në gjysmëfinale të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Gongu i Artë”, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
60 kg – Bashkim Bajoku shënoi fitore në meçin e tij të dytë, duke mposhtur boksierin nga Serbia, Miloš Stanišić, dhe u kualifikua në finalen e turneut, ku do të përballet me boksierin nga Ukraina, Vasko Oleksandr.
70 kg – Leotrim Berisha gjithashtu arriti fitore në gjysmëfinale kundër boksierit vendas nga Maqedonia e Veriut, Joakim Jovanovski, duke siguruar kualifikimin në finale, ku do të boksojë kundër ukrainasit Mark Lomakin.
Urime Bashkimit dhe Leotrimit për fitoret dhe suksese në finalet e turneut


