Më 7 dhe 8 nëntor 2026, Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të 28-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të boksit në Kosovë dhe rajon.
Ky turne me traditë gati tri dekadëshe ka ruajtur vazhdimësinë edhe në periudha të vështira, duke dëshmuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e boksit.
Në këtë edicion pritet të marrin pjesë boksierë dhe boksierе nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Spanja.
Kosova do të përfaqësohet me boksierët e saj më të mirë, ndër ta Bashkim Bajoku (55 kg), çerekfinalist i Kampionatit Evropian, boksieri me përvojë Shpëtim Bajoku (70 kg), Lumturim Xhoxhaj (60 kg), Zenel Hasani (65 kg) dhe emra të tjerë të njohur të boksit kosovar.
Garat do të zhvillohen në të dhjetë kategoritë zyrtare të peshave për meshkuj dhe në një kategori për femra. Ky kompeticion pritet të ketë rëndësi të veçantë për përgatitjen e boksierëve drejt ciklit të kualifikimeve olimpike që zhvillohen gjat vitit 2027.
Edicioni i kaluar i Turneut “Adem Jashari” u mbajt më 15 dhe 16 nëntor 2025, në Prishtinë, ku medaljet e arta u ndanë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës, Sllovakisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Turneu mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari dhe organizohet nga Federata e Boksit e Kosovës, në nderim të figurës dhe sakrificës së tij.
TË DHËNAT ZYRTARE TË TURNЕUT
•Emri: Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Adem Jashari”
•Data e garave: 7–8 nëntor 2026
•Vendi: Prishtinë, Kosovë
•Kategoritë: Femra dhe meshkuj
•Grupmosha: Elite
•Vitet e lindjes: 1986–2007
Kategoritë e peshave:
•Femra: 51 kg
•Meshkuj: 50 kg, 55 kg, 60 kg, 65 kg, 70 kg, 75 kg, 80 kg, 85 kg, 90 kg dhe +90 kg.
PROGRAMI I TURNЕUT
•6 nëntor 2026: Mbërritja e delegacioneve.
•6 nëntor 2026: Mbledhja teknike dhe shorti zyrtar.
•7 nëntor 2026: Peshimi, kontrolli mjekësor dhe dita e parë e garave.
•8 nëntor 2026: Peshimi, kontrolli mjekësor dhe dita e dytë e garave.
•9 nëntor 2026: Largimi i delegacioneve.
Prishtina do të jetë edhe këtë vit qendër e boksit ndërkombëtar, duke mirëpritur sportistë nga disa shtete dhe duke vazhduar traditën e një turneu që nderon emrin e Adem Jasharit dhe promovon vlerat e sportit, konkurrencës dhe miqësisë ndërkombëtare.
Gjyqtarë/ Referees :Kroaci, Agim Tahiraj, Agim Shala, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue,Luan Krasniqi, Dalina Baraliu m.kohe
Delegat: Dermot McDermott
Nd.delegat: Sylejman Voca,
Teknik komjuterik:Halil Kurhasku
Mjeku Kujdestar: Agron Kamberi,Artan Lushaj
Ambullanta: Haki Dragusha



