PËRGATITJE SPECIALE TË KOMBËTARES U17 TË KOSOVËS PËR KAMPIONATIN EVROPIAN Budva, Mali i Zi | 1–11 tetor 2026

Federata e Boksit e Kosovës ka organizuar një fazë të veçantë përgatitore për boksierët e Kombëtares U17 (Junior), në kuadër të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian U17, i cili do të mbahet në Budva të Malit të Zi, nga 1 deri më 11 tetor 2026.

Përgatitjet kanë nisur më 23 shtator 2026 dhe po zhvillohen në Gjakovë, në palestrën e K.B. “Sport Center”. Kjo fazë është pjesë e planit për përmirësimin e formës fizike, teknike dhe taktike të boksierëve, me synim arritjen e nivelit maksimal dhe një paraqitje sa më dinjitoze në garën evropiane.

Ekipi po udhëhiqet nga përzgjedhësi i Kombëtares, Besnik Vranovci, i cili ka përzgjedhur këta boksierë:

🇽🇰 Ekipi i Kombëtares së Kosovës:

🥊 Denis Thaqi – 54 kg

🥊 Riad Mziu – 60 kg

🥊 Eris Vranovci – 63 kg

Federata e Boksit e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë kushtet e nevojshme për përgatitjen e përfaqësuesve të saj, me synim një paraqitje sa më të suksesshme në Kampionatin Evropian U17 në Budva.