KOSOVA ME DY PËRFAQËSUES NË KAMPIONATIN EVROPIAN – SOFJE 2026

Kosova do të përfaqësohet me dy sportistë, një boksiere dhe një boksier, në Kampionatin Evropian për meshkuj dhe femra, 15 -26 shtator 2026, në Sofje të Bullgarisë.

🥊 Në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta përfaqësojë kampionia e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, Donjeta Sadiku, e cila do të garojë në kategorinë 60 kg.

🥊 Në konkurrencën e meshkujve, Kosovën do ta përfaqësojë Bashkim Bajoku, në kategorinë 55 kg.

Kampionati Evropian i këtij viti pritet të jetë një nga garat më të forta të kontinentit, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Në këtë ngjarje janë paraqitur 400 boksierë nga 44 shtete, duke garantuar një konkurrencë të nivelit të lartë.

📅 Nesër, më 16 shtator, do të zhvillohet mitingu teknik, ndërsa më pas do të bëhet edhe hedhja e shortit, ku do të përcaktohen kundërshtarët dhe rrugëtimi i dy përfaqësuesve të Kosovës në këtë kampionat.

🇽🇰🥊 Federata e Boksit e Kosovës u uron shumë suksese Donjeta Sadikut dhe Bashkim Bajokut në Kampionatin Evropian!

Forca Kosovë!