Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon aktivitetet e saj sportive sipas kalendarit për vitin 2026.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Prishtina” nga Prishtina do të organizojë Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Shqiptarët në Boks janë Histori”, i cili i kushtohet legjendës së boksit kosovar dhe sportistit të shekullit, Aziz Salihu.

Turneu do të zhvillohet më 3 tetor 2026, në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

📍 Peshimi i boksierëve:

🕚 Ora 11:00–12:00

📌 Palestra e Klubit të Boksit “Prishtina”

Në këtë turne, përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, do të marrin pjesë edhe boksierë nga rajoni, duke i dhënë aktivitetit karakter ndërkombëtar dhe duke krijuar një mundësi të mirë për përballje sportive dhe promovimin e boksit.

ZYRTARËT E TURNEUT

Gjyqtarët:

* Agim Tahiraj

* Fadil Bekteshi

* Granit Qorri

* Dalina Baraliu

* Rrahim Sinani – matës i kohës

Delegat:

* Sylejman Voca