Bajoku e nis me fitore të thellë Evropianin e boksit

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitore të merituar në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

🥊 Kategoria 55 kg: Bashkim Bajoku triumfoi bindshëm me rezultat 5:0 ndaj boksierit nga Izraeli, Farid Hreish.

Gjatë të tri raundeve, Bajoku zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke treguar teknikë të mirë, ritëm dhe kontroll të duelit. Ai dominoi në ring gjatë gjithë përballjes dhe me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall fitues.

🇽🇰 Bashkim Bajoku vazhdon rrugëtimin e tij në Kampionatin Evropian Sofje 2026.

Urime Bashkimut dhe suksese në sfidat e radhës!