Në kuadër të kalendarit të garave për vitin 2026, Federata e Boksit e Kosovës vazhdon organizimin e aktiviteteve sportive në mbarë vendin.
Më 1 gusht 2026, Klubi i Boksit “Dielli” nga Peja organizoi me sukses turneun ndërkombëtar të boksit “HOMECOMING 2”, i cili u zhvillua në Qendrën Sportive “Valon Begolli” në Pejë, me fillim nga ora 18:30.
Gjatë turneut u zhvilluan gjithsej gjashtë duele, ku boksierët pjesëmarrës treguan nivel të lartë teknik, luftarak dhe paraqitje cilësore, duke dhuruar ndeshje interesante për publikun.
Përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, në këtë turne morën pjesë edhe boksierë nga vendet e rajonit, duke i dhënë aktivitetit karakter ndërkombëtar dhe duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit sportiv ndërmjet klubeve.
Zyrtarët e turneut:
Gjyqtarët:
Agim Shala
Luan Krasniqi
Filip Nue
Egzon Shajkovci
Qëndrim Avdiu (matës i kohës)
Delegat:
Halil Kurhasku
Turneu “HOMECOMING 2” u zhvillua në një atmosferë sportive dhe korrekte, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e Federatës së Boksit të Kosovës dhe Klubit të Boksit “Dielli” në promovimin dhe zhvillimin e sportit të boksit.


