Federata e Boksit e Kosovës vazhdon aktivitetet sipas kalendarit për vitin 2026.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “A.P. Peja” nga Peja, më 9 maj 2026, organizon turneun e dytë me radhë kushtuar Faruk Kaliqanit.
Gjatë këtij aktiviteti sportiv do të zhvillohen edhe pesë meçet e mbetura nga Kampionati Individual i Boksit të Kosovës, i mbajtur më 4–5 prill 2026, përkatësisht:
- katër finale
- një gjysmëfinale
Turneu do të ketë karakter ndërkombëtar, pasi pritet pjesëmarrja e boksierëve nga Zvicra dhe Shqipëria.
Programi i aktivitetit:
- Matja (peshimi i sportistëve): 09:00 – 10:00
- Fillimi i turneut: ora 13:00
- Vendi: Palestra e Sporteve “Karagaqi”, Pejë
Ky turne është i hapur për të gjitha grupmoshat dhe ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të boksit në Kosovë.
Gjyqtarët e turneut:
- Agim Tahiraj
- Agim Shala
- Fadil Bekteshi
- Luan Krasniqi
- Dalina Baraliu
Delegat i turneut:
- Halil Kurhasku

