Turneu i boksit “8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas” u mbajt në Prishtinë

Klubi i Boksit për Femra K.B. “Dodona” Prishtinë organizoi të dielën, më 8 mars 2026, turneun e veçantë të boksit “8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas”, i cili u zhvillua në sallën sportive “1 Tetori” në Prishtinë.

Turneu solli 7 meçe shumë interesante, ku boksierë dhe boksiere nga klube të ndryshme të Kosovës u përballën në ring, duke ofruar ndeshje cilësore dhe atmosferë sportive.

Pas përfundimit të meçeve, juria shpalli edhe më të dalluarit e turneut:

🥊 Boksieri më i mirë: Lindor Shala – K.B. “Besa”, Pejë🥊 Boksierja më e mirë: Leonita Shabani – K.B. “Trepça”, Mitrovicë🥊 Boksieri më perspektiv: Eris Ferizi🥊 Tekniku më i mirë: Dion Pantina🥊 Çifti më luftarak: Drilon Thaqi dhe Azgan Dreshaj

Gjatë këtij aktiviteti sportiv u ndanë gjithashtu mirënjohje për klubet pjesëmarrëse, për Komunën e Prishtinës, si dhe për personalitete të shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e boksit në vend.

Ky turne shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin e sportit të boksit dhe në nderimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas përmes sportit. 🥊🌸