GATI PËR TURNEUN E 18-të NDËRKOMBËTAR TË BOKSIT “PAVARËSIA” – 15 SHKURT 2026

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë Turneun e 18-të Ndërkombëtar Tradicional të Boksit “PAVARËSIA”, i cili do të mbahet më 15 shkurt 2026, me fillim nga ora 13:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë turne prestigjioz ndërkombëtar do të marrin pjesë boksierë nga Zvicra, Gjermania, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova, duke premtuar duele cilësore dhe një nivel të lartë garues.

Turneu “PAVARËSIA” organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe ka për qëllim promovimin e sportit të boksit, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe ngritjen e nivelit profesional të sportistëve.

Federata e Boksit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit dhe veçanërisht të boksit që të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm sportiv dhe të mbështesin nga afër boksierët në këtë manifestim tradicional.

Drejtësinë do ta ndajnë:

AgimTahiraj, Agim Shala, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue, Dalina Baraliu dhe Visar Rexhepi

Delegat: Nadir Shllaku