Kryetari Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli uruan Presidentin e ri të Boksit Botëror, Gennadiy Golovkin

Gennadiy Golovkin është zgjedhur presidenti i ri i Federatës Botërore të Boksit “World Boxing”. Kryetari i Komitetit Olimpik të Kazakistanit, nënkampion olimpik dhe ish-mbajtës i titullit botëror në peshën e mesme në boksin profesionist, u zgjodh unanimisht President gjatë Kongresit në Romë, ku morën pjesë më shumë se 250 delegatë nga 100 shtete. Ai e zëvendëson kryetarin e mëparshëm, Boris van der Vorst.

Legjendën e boksit e kanë uruar personalisht krerët e Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), kryetari Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli, të cilët morën pjesë në kongresin e mbajtur më 22–23 nëntor në Romë, Itali. Ata i uruan Golovkinit suksese dhe shprehën besimin se ai do të ketë mundësinë të ngrisë boksin botëror sa më lart si një organizatë udhëheqëse brenda familjes së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.