Boksierja e Kosovës, ka shënuar fitore të merituar në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Kategoria 60kg: Donjeta Sadiku triumfoi bindshëm me rezultat 5:0 ndaj boksieres nga Rusia Alina Pushkar.
Gjatë të tri raundeve, Donjeta zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke treguar teknikë të mirë, ritëm dhe kontroll të duelit dhe ne raundin e dytë detyroi referin ne ring ti numrojne nokdaun boksieres ruse dhe ta pushoi.Ajo dominoi në ring gjatë gjithë përballjes dhe me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall fituese
Donjeta Sadiku vazhdon rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian Sofje 2026.
Urime Donjetes dhe suksese në sfidat e radhës!


