Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të Boksit

FITORE BINDËSE E DONJETA SADIKUT NË KUPËN BOTËRORE TË BOKSIT
Foz do Iguaçu, Brazil | 20–27 prill 2026

Mbrëmjen e 22 prillit, në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, boksierja kosovare Donjeta Sadiku (60 kg) shënoi një fitore bindëse ndaj përfaqësueses së Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0.

Sadiku e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e sjellë dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku arriti një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin në ring të ndërhyjë me numërim dhe ta pushojë boksieren Wilson. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti epërsinë dhe kontrollin e plotë të meçit, duke e përmbyllur duelin me rezultat të thellë 5:0.

Ky turne ka një rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, nga ora 16:00.

Screenshot
Screenshot
Screenshot