Federata e Boksit të Kosovës
Ngushëllim
BOKSI NË ZI – LAMTUMIRË NAZIF GASHI
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në moshën 74-vjeçare, të ish-boksierit të shquar të KBox Prishtina, Nazif Gashi – një prej figurave më të mëdha që ka njohur sporti ynë.
Nazif Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, gjeneratë që për dekada dominoi ringjet e ish-shtetit federativ dhe që me paraqitjet e saj ngriti lart emrin e Kosovës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm, talenti, përkushtimi dhe karakteri që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës, do të mbeten përherë pjesë e historisë së boksit tonë.
Në këtë ditë zie për komunitetin e boksit dhe sportit kosovar, Federata e Boksit të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur e vlerësuar.
𝐕𝐚𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭ë 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐭 𝐧ë 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢 (𝐢𝐬𝐡-𝐃𝐫𝐚𝐠𝐨𝐝𝐚𝐧) 𝐭ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬, 𝐧ë 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟒:𝟎𝟎. 𝐓ë 𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞𝐧 (𝐧𝐞𝐬ë𝐫), 𝐊𝐎𝐊 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐨𝐣ë 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐬𝐚𝐥𝐥ë𝐧 𝐞 𝐤𝐮𝐪𝐞 𝐭ë 𝐏𝐚𝐥𝐥𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐑𝐢𝐧𝐢𝐬ë, 𝐦𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐧ë 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟎:𝟎𝟎.
Qoftë i paharruar kujtimi për të.


