Lumturim Xhoxhaj – medalja e argjendtë
Shpëtim Bajoku – medalja e bronztë.
Ky është edhe një sukses i radhës i boksierëve tanë në arenën ndërkombëtare.
Sot më 11 dhjetor u zhvilluan finalet e turneut ndërkombëtar “Grand Prix”, ku në ring u paraqit Lumturim Xhoxhaj (60 kg), i cili pësoi humbje nga boksieri Muhamed Al-Bayati nga Danimarka.
Xhoxhaj dha gjithçka nga vetja, edhe pse raundin e parë e humbi, të dytin e fitoi dhe raundi i tretë ishte vendimtar. Boksieri nga Danimarka ishte më i shkathët dhe më teknik, me një përvojë më të madhe se Xhoxhaj, dhe arriti të fitojë raundin e tretë dhe u shpall fitues i këtij dueli.
Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Selektori Faton Xhakli u nda i kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë në këtë turne prestigjioz.






