Kosova me dy boksierë në EUBC Cup

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të paraqitet me dy boksierë në “EUBC Cup”, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Boksierët, Bashkim Bajoku (kategoria deri në 54 kilogramë) dhe Shpetim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë) do të përfaqësojnë Kosovën në këtë garë

Ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymberi ka paraqitur vetëm këta dy boksierë me përvojë për arsye të konkurrencës së fortë në këtë garë.

Pjesëmarrës në “EUBC Cup” janë 178 boksierë nga 33 shtete, si kampion olimpik, botëror e Evropian, pasi që fondi i shpërblimeve i gjithë kësaj gare do të jetë afro një milionë euro.