Kosova fitoi 9 medalje në Turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović -Talijan”Sarajevo 06-10.09.2023

Sot në finale të seniorëve boksoi 54kg.Bashkim Bajoku i cili mundi me ndërprerje në raundin e 3 boksierin nga Bosna e Hercegovina Vranjes Leon dhe fitoi medaljen e artë, në 86kg. Taulant Jakupi korri fitore bindëse kunder boksierit nga Serbia Bojan Stanojlović.

Kosova fitoi 9 medale:

4 medalje të arta Bashkim Bajoku,Taulant Jakupi për senior dhe Lumturim Zxhoxhaj, Donat Syla për të rinjë U18.

1 medalje të argjentë Rexhep Morina.

4 medalje të bronzta:Lorent Murati, Loris Idrizi, Patriot Behrami dhe Arnis Dautaj.

Trajneret Mehmet Haxhani dhe Faton Xhakli u ndanë të kënaqur me rezultatin që arritën boksierët tanë.
Në kët turne drejtësinë ndau gjyqtari ndërkombëtar IBA Latif Demolli.