Ensa Badallaj siguron finalen e Kampionatit Evropian të boksit

Ensar Badallaj është kualifikuar për në finale të Kampionatit Evropian për shkollar në Maribor (Slloveni)

Në gjysmëfinale në  kategorinë 57 kilogramë. Ensar Badallaj boksoi kundër boksierit nga Ukraina Bilohub Viktor të cilin e mposhti me rezultat unanim 5:0 ku tregoi një boks cilësor dhe luftarak dhe gjatë tre raundeve luftoi fuqishëm dhe me plot meritë u kualifikua për finalen e madhe, raporton KosovaPress.

Me 25 gusht në finale Badallaj bokson kundër boksierit nga Rumunia Florin-Nelu Almeanu.