Kosova me dy medalje të bronzëta nga Kupa Botërore në Boks për të rinjë U18 “Adriatic Pearl” Budva 13-20 Mars 2023

Liberta Haxholli 75kg. dhe Donat Syla 92kg. fituan medaljet e bronzëta vendin e tretë në Kupën Botërore në boks “Adriatic Pearl” në Budva ku pjesëmares ishin 23 shtete.Drejtësinë në këtë kup botërore ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksieret dhe boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgaditur maksimalisht për këtë kampionat Evropian.