Pjesë e turneut ndërkombëtar të boksit “Ballkan” është edhe Kosova, ku në Sofie të Bullgarisë po përfaqësohet nga boksierja, Donjeta Sadiku.
Sadiku është duke e përfaqësuar Kosovën në këtë turne në mënyrën më të mirë, ku tani e ka kaluar fazën e qerekfinales.
Donjeta tani ka prekur fazën e gjysmëfinales, ku në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic.
Në Qerekfinale, medalistja botërore mposhti ish – kampionen evropiane, boksieren franceze, Hamadouche Maiva.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2022/09/307106153_3328913894096157_3182699713341315011_n-944x1024.jpg)