Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Ballkan” që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë dhe tashmë ka mësuar kundërshtaren e saj.
Sadiku në qerekfinale do të boksojë kundër boksieres nga Franca Hamadouche Maiva në kategorinë 60 kilogramë.
Maiva është boksiere me përvojë si kampione evropiane dhe boksiere qe merrë pjesë edhe në boks profesinal.Nga ana tjetër, Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe synon që të kualifikohet në gjysmëfinale.
Duke cekur se në këtë turne është një konkurencë jashtëzakonisht e fortë ku po marrin pjesë boksieret më të mira të shteteve si Anglia, Kazakistani, Uzbekistani, Franca, Suedia, Italia, Tajpei, Finalda e të tjera.