Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg.
Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar.
KOK përgëzon Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2022/05/281107309_7439328226139152_7202280582657568261_n-1024x578.jpg)